• Shqip

• English

• Turkish
Gjyshatat e rretheve
BIBLOGRAFIA
Aktivitete te ndryshme
Kryegjyshata Boterore
Historiku i Bektashizmit
Teqet Bektashiane
Figura te Bektashizmit
Botime te ndryshme
Gjurme Bektashiane
Adresa
Lajme Flesh
Njoftim
NJoftohen te gjithe besimtaret bektashiane ne Republiken e Shqiperise ,Kosove ,Maqedoni,Mal te Zi ,SHBA ne daten 06 12.2010 fillon agjerimi i zise se matemit ne kujtim te vepres se martirve te Qerbelase dhe hapet me date 16.12.2010 ora 13 00. M

Urim me rastin e festes se Kurban Bajramit
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve H. D. Reshat Bardhi uron gjithe besimtaret Myslimane gezuar festen e Kurban Bajramit paqi miresine e zotit ne kete dite te shenuar.

Lajme
Njoftohen gjithe besimtaret bektashinje se ne daten 20 -25 gusht 2010 zhvillohet peligrinazhi i pervitshem ne Malin e Tomorit . Cermonjali i rastit zhvillohet me date 22.8.2010 ora 11 00

Nje Histori e shkurter e jetes se 12 imameve
Bektashizmi nė veprėn e poetit kombėtar
Bektashizmi në veprën e poetit kombëtar
Naim Frasheri
 
Vepra madhore e Naim Frashërit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e kombit tonë. Ajo është lexuar e lexohet në çdo vatër shqiptare, mësohej përmëndësh dhe ka frymëzuar breza të tërë në luftën për pavarësi e çlirim kombëtar e shoqëror, në luftën për zhvillim e përparim. Me atë pathos dhe dashuri që i këndoi lirisë dhe heroit kombëtar Skënderbeut, po me atë pathos, u këndoi edhe figurave të shquara të besimit bektashian, 1 ) atyre që për lirinë e Shqipërisë dhe për lirinë e besimit e të mendimit, ju shpallin luftë forcave obskurantiste dhe nuk kursyen as edhe jetën.2)
 Studimi i veprës së tij sidomos në aspektin e besimit fetar është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, për të ndriçuar natyrën dhe kuptimin e thelbit mistik filozofik të tij dhe raportet e veprës së poetit në këtë besim. Në veprën e Naimit, bektashizmi paraqitet si pjesë e doktrinës mistike islame që merret me përsosjen e njeriut, që e udhëheq besimtarin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin3). Ky besim në trojet tona u përhap gjatë shekujve XIII – XIV nëpërmjet misionarëve bektashinj, 4) me tiparet e veta dhe doktrinën panteiste sidomos në jug të vendit tonë.
Naim Frashëri i dha bektashizmit fytyrë shqiptare në këtë aspekt tek ai kanë ndikuar një sërë faktorësh, por, për mendimin tonë rolin kryesor këtu e ka luajtur mjedisi ku lindi, u rrit e formua deri në brumosjen me idetë  filozofike.
Ai lindi dhe u rrit në mjedisin e një besimi të mirfillt, bektashi, të teqesë së Frashërit, ku shërbente baba Alushi. Që i vogël ka qënë një natyrë e ndjeshme, dhe i vemëndshëm. Ndiqte me kureshtje çdo bisedë të të rriturëve dhe interesohej për gjithçka. Mësimet e para i mori në vendlindje me gjuhët: turqisht, persisht, arabisht. Bisedat me baballarët në teqe, vargjet fetare të baba Nasibiut, Dalip Frashërit,Hasan Zyko Kamberi, do linin mbresa të gjalla e përshtypje jetëgjata në jetën e tij. 5) Deri në moshën 19 vjeçare e kaloi në Frashër. Veç këtyre një ndikim të veçantë pati vatra familjare sidomos shembulli i babait Halit dhe i nënës Emine, nga familja e Mihaorëve të Korçës si dhe ai i Avdylit vëllait të madh. 6)
Vendimtar në formimin poetik e filozofik ishte mjedisi kulturor me gjuhë të ndryshme e sidomos në persisht, tradita popullore, këngët e vallet, ritet e zakonet shqiptare, letërsia e pasur gojore, të cilën e respektonte shumë, letërsia e bejtexhinjve sidomos epika fetare e Dalip Kaso Frashëri, autor i “Hadikasë”, një poemë e përkthyer shqip me mbi 60 mijë vargje. Naim Frashëri u brumos me ato veti që suallën formimin e plot në moshën e rritur : dashuri për atdheun, gjuhën, mësimin dhe punën, respekt për Perëndinë dhe fenë.
 
1.Dhimitër Shuteriqi: Naim Frashëri ( jeta dhe vepra) Tiranë 1982. f. 236
2.Rexhep Qosja : Porosia e madhe ( Monografi) Tiranë, 1989. f. 504.
3. Faik Shkodra : Mbi disa ide filozofike e fetare në poezinë e Naim Frashërit. Prishtinë 1998. f. 58 – 77.
4. Ali Basha; në udhën e myslimanizmit, Tiranë 2005. f. 637.
5. Dh. Shuteriqi; Vepër e cituar. F. 138.
6. Mali Kokojka: Kujtime për Naim Beun, Kalendari kombiar 1916.
 Zija Xholi: Naim Frashëri midis së kalurës dhe të sotmes. Tiranë, 1998. f.213.
 
Te teqeja e Frashërit ai “ndodhej në shtëpinë e vet” shpirtërore7). Kjo teqe e themeluar nga baba Tahir Skënderasi përfaqëson lëvizjen bektashiane në Shqipëri me frymë përparimtare, patriotike, filozofike. Bektashizmi udhëhiqej nga parime filozofike, etike, shoqërore që synonin mardhënie vëllazërore të shoqërisë shqiptare; duke u paraprirë kështu  idealeve të Rilindjes Kombëtare. Këto parime zgjuan ndërgjegjet e fjetura dhe bënë për vete breza të tërë ithtarësh të vendosur.8)
 Kaq i lidhur ishte Naimi me teqenë e Frashërit saqë edhe pse shkoi në shkollë në Janinë ku u shpërngulën familjarisht kur ai ishte 19 vjeç, ai pushimet verore i kalonte në këtë teqe të Frashërit. Kjo teqe kishte një biblotekë dhe arkiv të pasur. Të shumtën e kohës bisedimet kalonin me Shahnamen e Firdesiut, Hadikanë e Fuzuliut  të Bagdatit, me Rubairat e Omar Kahjamit me vjersha shqipe të Nezim Frakullës e të Hasan Zyko Kamberit 9). Naimi u bë bektashi i brendshëm, e njohu thellë këtë besim, njohu Kuranin, dhe doktrinën e Haxhi Bektash Veliut, themeluesit të bektashizmit botëror në shek. XIII 10,) në këto mësime ai gjeti lulishten e mirësisë, të dashurisë e vëllazërimit, frymës panteiste.
Në Zosimea mori formim të plot e të gjërë në greqishten e vjetër dhe persisht, arabisht, turqisht të cilat i pasuroi më tej. Atje njohu letërsinë greke  dhe romake atë evropiane bashkohore, letërsinë persiane, arabe, turke, romantizmin evropian, iluminizmin fracez etj. 11)
Në frymën e misticizmit ai koncepton edhe gjithësinë edhe njeriun, ç’ka në gjithësi ka te njeriu. Besimi ndaj njeriut e jetës, optimizmi për të ardhmen përshkon krijimtarinë e tij aq të begatë.
Naimi porosiste të mos preket besimi i sejcilit, të mos goditen fetë! “ Fetë e besëtë t’i kemi, po të ndarë të mos jemi”. Këto flasin për tolerancë fetare që shprehet më së miri te “Fletore e Bektashinjve” 12) Dashuria e përgjithshme e shtyn drejt dialogut, për të gjetur me të gjithë njerëzit, pa dallim feje, një mirëkuptim e një gjuhë të përbashkët. Idetë dhe mësimet humaniste e demokratike të Naimit janë po aq të gjalla edhe sot; dialogu, mirëkuptimi, toleranca, harmomnia, vëllazëria, urtësia etj. Ja , për çfarë ka nevojë shoqëria e sotme shqiptare.13) Botëveshtrimi filozofik panteist është jetëdhënës indi në vepra të tij, pra qëndrimi i tij ndaj bektashizmit nuk ka qënë formal, por i mëshiruar në vepër. Në fund të jetës së tij Naimi botoi dy vepra të rëndësishme:” Fletore e Bektashinjve”, (1896), dhe poemën epike “Qerbelaja” (1898),
 
7. Kristo Frashëri: Roli i mjedisit shoqëror e familjar ne formimin e personalitetit të Naim Frashërit. Studime filologjike nr. 4 , 1990 f. 103 - 110.
Ilir Lule Ylli: Naimi dhe bektashinjtë “ Urtësia” nr. 18, 1999, f. 12 – 13.
8. Faik Konica: Shënime mbi metafizikën e bektashinjve. Prishtinë 1979 f. 49 – 53.
9. Safet Butka: Naim Frashëri një shembull, një udhëheqës, një ideal për djalërinë shqiptare. Kalendari Kombiar , Sofie 1916. f. 17.
10.Elez Ismaili: Elementët fetarë në veprën e Naim Frashërit.
Jehona: Naim Frashëri , Shkup 1991 f. 37 – 41.
11. Zija Zholi; vepër e cituar. f. 37 – 41
12.Naim Frashëri: Fletore e Bektashinjve, Tiranë  199. f. 17.
13.Zija Zholi: Humanizmi i Naim Frashërit dhe mësimet e tij morale. Nëntori nr. 5 1971. f. 8 – 33.
  si dhe vjershat: Abaz Aliu te “Lulet e Verës”,”Perëndia”, “Gjithësia””Dituritë”, “ E vërteta”, ”Qielli”,”Filozofi”, “Dielli”, “Hëna”. Në këto krijime sundon ideja e Perëndisë, jepet thelbi i Kuranit etj. Por , si në një kalërim mitik Naimi na jep ne perlën e poezisë shqiptare – Abaz Aliun . Tomorin gjithë rilindasit tanë si Çajupi, Kristoforidhi, Gjeçovi etj.14) e japin si një simbol bashkimi, vëllazërimi, urtësie, Perëndia e shqiptarëve, olimp i Shqipërisë.
Naimi në veprën “ Bagëti e Bujqësi”, “Qerbelaja” jep me figura artistike simbolin e Tomorit, simbol i bashkimit të shqiptarëve se Zoti Shqipërinë e do.
 
…Abaz Aliu zu Tomorë,
 Erdhi afër nesh.
Shqipëria s’mbet e gjorë.
Se Zoti e desh.15)
 
Në këtë mal të lashtë kultik që mbas vitit 1600 bektashinjtë i dhanë vlera dhe e mbajnë gjallë edhe sot fron të Perëndisë me “Ditë e Tomorit” të përvitshëm në Tomorr në Çukën Abaz Ali. Ky mal, kryemal i bektashinjve, në ditët e gushtit pret e përcjellë qindra mijra njerëz  edhe të besimeve të tjera dhe ky rit simbolizon komunikim njerëzor të lirë, mirësi, dhe dashuri, urtësi, shpresë për të ecur përpara. Ja komunikimi bektashian me këtë mal hyjnor, që Naimi e shikonte nga Frashëri, apo edhe kur do kalonte nga Berati rrëzë tij, nëpër Skrapar, Malind e arrinte në Frashër.
Në të gjithë veprën e tij poeti jep qartë mite, simbole dhe figura të shenjta të bektashizmit.Tomorr, Abaz Ali, familja e Ehli Bejtit (Muhamedi,Imam Aliu, Fatimeja, Imam Hasani, Imam Hyseni), Hatixheja, Haruni, Jezidi, Mavija, Xhebraili, Josifi, Eva, Adami, Moisiu, parajsa, skëterra, ëngjëlli, djalli, të liqtë, të mirët, 12 imamët, djallëzia, qofeja, Meqaja, uratë, Fusha e Qerbelasë. Gjithë kjo enciklopedi e botës islame dhe që ka ekzistuar edhe para saj popullojnë poezitë, poemat dhe prozën naimiane në këtë temë. Ato presin të studiohen në mënyrë më të përimituar.16)
Metafora te “Fjalët e qiriut” është një nga simbolet kryesore mistike të cilën ai sjell si një kontribut për besimin bektashian.
…Mos pandehni se jam tretur/ … jam i gjallë në këtë jetë/ 17) thotë poeti duke sfiduar ligjet e pashmangshme të jetës. Dhe ka të drejtë se puna që kreu, idetë që aspiroi dhe idetë që nguliti në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve e kujtojnë kudo me nderim dhe respekt të veçantë. Poezia e tij e mësipërme rrezaton humanizëm njerëzor. Si mendimtar dhe filozof Naimi u mbështet në traditën vendas dhe në përvojën letrare botërore.
Si bektashi ai shquhet me një ndërtim shpirtëror që në një pjesë të mirë i detyrohet letërsisë dhe filozofisë persiane.18)
 
14. Ali Xhiku: Koha dhe poezia e Naimit. Nëntori nr. 10 1975. f. 162 – 169.
15. Naim Frashëri: “Bagëti e Bujqësi”, Tiranë 1967. f. 13.
16. Shaban Sinani: Naimi si gjedh mendimi; Sipëror. Tiranë 1998. f. 28 – 35.
17. Sefedin Sulejmani: Influenca e doktrinave  filozofike në veprat e Naim Frashërit. Jehona. Shkup, nr.4 1997. f. 44 – 70.
18.Naim Frashëri: Lulet e Verës (fjalët e qiririt), Tiranë, 1985. f. 42.
 
  Në botimin e Gramatikës së persishtes sipas metodës së re, ai kënaq dhe interesimet e bektashinjve shqiptarë për njohjen e gjuhës persishte, për ta përvetësuar, sepse literatur e njohur për këtë besim pothuajse ishte në persisht dhe se poetët më të shquar dhe studiuesit më të përmendur të bektashizmit kishin botuar në këtë gjuhë.
Bektshizmi naimian ka në themel panteizmin që shkrin në një Zotin, natyrën, njeriun, zhduk kufirin midis të gjallit dhe të vdekurit, midis sendeve dhe gjallesave. Në librin  “Fletore të Bektashinjve”, ai shpreh qartë idenë themelore monoteiste te një Zot të vetëm, të pazevendësueshëm e të pakufizuar. Adhurimi i profetit Muhamed e Imam Ali jepet me një emër: Muhamed Ali, si një formulë e vetme që e kanë për zemër gjithë bektashinjtë. Ky libër i vogël por me vlera të mëdha është një testament bektashian, program ose statut pa nene. Aty jepen organizimi bektashian, gradat, faljet, festat kryesore; si ditëlindja e Imam Aliut (Sulltan Novruzi), Matemi ( 10 ditët e zisë, Ashurja) jepet mirësia, dashuria, vëllazërimi, toleranca, bashkimi. Pra udha bektashiane vetëm bashkon ajo asnjëherë nuk ndan.19)
Historia e bektashizmit është e gjatë me triumfe dhe humbje. Po edhe me persekutime të pashembullta botërore. Që nga viti 1826 sulltan Hamidi i persekutoi egërsisht bektashinjtë dhe u dëbuan masivisht nga andej dhe më 1914 teqetë u dogjën prej andartëve grekë se në to mëkohej atdhedashuria, zelli për të mësuar gjuhën amtare, përkushtimi ndaj këtij besimi dhe dashuria e pakufishme për lirinë e mëmëdheut , për të mbrojtur të shenjtë e të paprekshme çdo pëllëmbë tokë amtare, kudo që flitej shqip;  1925 ky besim u ndalua nga qeveria turke e athershme e më pas qendra e tyre u vendos në Shqipëri ( me vendim të Kongresit të tretë bektashian në Korçë 1929) 20); pas vitit 1967 feja u ndalua për afro 30 vjet. Këto godisnin rendë besimin bektashian. Por bektashizmi përsëri rilindi dhe jeton e zhvillohet në traditën e tij, krahas besimeve të tjera në Shqipëri.
Por do të ndalemi te fytyra shqiptare e bektashizmit:
Mistika në veprën e Naimit është një kyç i madh. Ai është një dashuronjës i mistikës, të cilën e njeh thellë edhe atë që buron nga mitet e lashta të njerëzimit. I jep rëndësi në veprën e tij idesë së kombit, Atdheut, “ Kush njeh veten njeh Perëndinë” thotë poeti ynë. Me moton bektashiane se “ Pa atdhe s’ ka fe”.21)
Bota naimiane shfaqet si një botë e gjërë e mendimit, e dashurisë së zjarrtë për atdheun. Gjithë ky unvers ka tërhequr vëmendjen e studuesve të huaj si Hasluck, Babinger, Birge, Trix, Cleyer. Popoviç, Elsie, Bartl, Norris, De Jong, Jokli etj, por gjerësisht dhe saktë jepet tabloja në librin “ Bektashizmi në Shqipëri, bibliografi”,2004 22), një udhërrëfyes për të gjithë studuesit shqiptarë dhe të huaj. Poeti i njohur Xhevahir Spahiu në fjalën përcjellëse në këtë libër shkruan: “Naimi i dha fytyrë shqiptare besimit bektashian”.
 
19. Moikom Zeqo: Syri i tretë. Tiranë 2003. f. 222 – 226.
20. Baba Ali Tomori “ Historia e bektashinjve”, Tiranë, 1929 f.
21. R.Qosja : Vepër e cituar.
    K.Kodra “Tre kodet poetike në poezinë e Naimit.” Republika, 21 tetor, 2000 f. 20
22. M.Gjinaj, P.Bezhani, N.Cuni: “Bektashizmi në Shqipëri”, bibliografi, 2004.
 Teqetë në Rilindjen Kombëtare u shdërruan në çerdhe të lëvizjes kombëtare për arsimin dhe gjuhën shqipe. Kjo u duk qartë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e rezistencës për mbrojtjen e trojeve dhe të drejtave të kombësisë shqiptare. Ka hyrë në histori teqeja e Frashërit, ku nën drejtimin e baba Alushit u bë akti historik për projektimin e autonomisë së Shqipërisë.   
 Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Naim Frashëri, i cili punote në Sarandë, ai organizoi e drejtoi degët e Lidhjes, në Sarandë, Janinë e rrethinat e Çamërisë. Dokumentacioni francez i kohës e konsideron Naimin një veprimtar të rëndësishëm të lëvizjes patriotike shqiptare në jug të vendit.
Naimi i kushtohet arsimit kombëtar, i bindur, siç thoshte ai se: “ ati i qytetërimit është liria dhe ati i lirisë është arsimi” 23) Këtë e përqafuan nga baballarët e teqeve si baba Alushi, baba Fetahu, dervish Iliazi, baba Meleq Staravecka, baba Abedini, baba Selimi, baba Ibrahim Shkëmbi, baba Hajdari, baba Jashari etj. Motivet e atdheut dhe të atdhedashurisë janë të qarta si drita e diellit në veprën e tij. Qëllimi i tij ishte të formonte vetdijen kombëtare te shqiptarët edhe sikur të digjej si qiriri. Tek bektashizmi gjeti rrugën më të ndritshme e më të efekshme për të mëshiruar idealet e tij kombëtare dhe njerëzore. Me moton “ Me penë dhe me pushkë për Mëmëdhenë”.
Faik Konica e quan Naimin: “Njeri të mirë, zemërqëruar, mendjehollë, e fjalëkripur. Ky burrë qe një yll i ndritshëm, i rrallë dhe ç’punë të palodhur bëri për kombin. Pati ment, kuptoi dobinë që mund të nxjerrë kombësia jonë nga bektashizmi. Iu qas kësaj feje ( besimi) në Shqipëri. Me atë mënyrë gjithë bektashizmin e solli, e mbajti në qark të kombësisë së dashur”.
Luigj Gurakuqi më 1903 e quante “ Omiri i Shqipërisë, këngëtar i ndritshëm që me sa punë dhe shkrime, i pru dobi atdheut”, apo “ apostull i shqiptarizmit”. 24)
Veprat e Naimit cilësoheshim të “shenjtëruara”. Tek Kalendari Kombiar i vitit 1901 një adhurues i Naim Frashërit shkruan: “ Të varfër vinim te Naimi, të pasur largoheshim, të uritur vinim, të ngopur iknim, pa shpresa shkonim, plot shpresa vinim”.Baba Meleq Shëmbërdhenji shkruan:
 
Naim: Zemra e Shqipërisë!
Naim: Gurra e urtësisë!
Naim: Pishtar i vegjëlisë!
Naim: Shenjtor i njerëzisë!
 
Naimi bëri shumë për besimin bektashian, po bëri shumë për Shqipërinë, ndaj dhe kushdo që flet shqip, vargjet e tij i di përmendësh se ato thonë; “Ti Shqipëri më ep nder; më ep emrin shqiptar”. Ja ky është shqiptarizmi i poetit tonë të madh të brumosur me kulturë të gjërë e ideale të larta, që do të mbetet sa të rrojë gjuha shqipe, misionar i madh i saj.
 
 23. Rozeta Uçi: Aspekti edukativ i veprës së Naimit dhe ideali i tij, mbi edukatën; Arsimi Popullor.Nr.4; 1971 f. 16 -22.
24. Luigj Gurakuqi “ vargëmimi n’ gjuhën shqipe..” Napoli, 1906
 
« Kthehu Pas

GALERIA ME FOTO

  • <

    Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/8b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/7b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • <

    Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/6b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/5b.jpg

    photos2/4b.jpg

    photos2/3b.jpg

    photos2/2b.jpg

    photos2/1b.jpg

  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03733-0013.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03737-0017.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03755-0034.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03759-0038.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03761-0039.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03763-0041.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03772-0049.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03775-0052.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03782-0057.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03788-0063.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03793-0068.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03795-0070.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03799-0073.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03802-0076.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Bektashi

    photos2/1.jpg

    Komuniteti Bektashi: ne kete foto ka dale Z.John Withers cili eshte Ambasador i SH.B.A.-se, me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi .

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/2.jpg

    photos2/9.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/10.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/6.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/7.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/8.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/11.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/12.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/13.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/14.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/15.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/16.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/17.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/18.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/19.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/20.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/21.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/22.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/23.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi

Figura te Bektashizmit

Sali Njazi Dede 1876 -1941

Ali Riza Dede 1882-1944

Kamber Ali Dede 1869 – 1950

Xhafer Sadik Dede 1882 – 1945

Abaz Hilmi Dede 1887 – 1947

Ahmet Miftar Dede 1916 - 1980

Haxhi Dede Reshat Bardhi, Rilindėsi i Bektashizmit
Revista “Urtësia” online
Te gjitha te drejtat te rezervuara Komiteti Bektashian. Programimi: ShqiperiaCom , Dizenjimi: Maximedia Studios