• Shqip

• English

• Turkish
Gjyshatat e rretheve
BIBLOGRAFIA
Aktivitete te ndryshme
Kryegjyshata Boterore
Historiku i Bektashizmit
Teqet Bektashiane
Figura te Bektashizmit
Botime te ndryshme
Gjurme Bektashiane
Adresa
Lajme Flesh
Njoftim
NJoftohen te gjithe besimtaret bektashiane ne Republiken e Shqiperise ,Kosove ,Maqedoni,Mal te Zi ,SHBA ne daten 06 12.2010 fillon agjerimi i zise se matemit ne kujtim te vepres se martirve te Qerbelase dhe hapet me date 16.12.2010 ora 13 00. M

Urim me rastin e festes se Kurban Bajramit
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve H. D. Reshat Bardhi uron gjithe besimtaret Myslimane gezuar festen e Kurban Bajramit paqi miresine e zotit ne kete dite te shenuar.

Lajme
Njoftohen gjithe besimtaret bektashinje se ne daten 20 -25 gusht 2010 zhvillohet peligrinazhi i pervitshem ne Malin e Tomorit . Cermonjali i rastit zhvillohet me date 22.8.2010 ora 11 00

Nje Histori e shkurter e jetes se 12 imameve
Ne mjediset e hotel \\" TIRANA iNTERNACIONAL\\"Pėrkujtohet 60 vjetori i dekretimit tė Dede Ahmet Myftarit nė postin e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve.
Respekt pėr klerikun e vyer! Pėrkujtohet 60 vjetori i dekretimit tė Dede Ahmet Myftarit nė postin e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve. Nė praninė e dhjetra studiuesve, historianėve, autoriteteve tė lartė shtetėrorė dhe besimtarėve bektashianė, nė mjediset e “Tirana Internacional” u pėrkujtua kėto ditė 60 vjetori i dekretimit tė Dede Ahmet Myftarit nė postin e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve. Merrnin pjesė Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, pėrfaqėsues tė tri besimeve tė tjerė tradicionalė nė vendin tonė, miq nga Turqia dhe Irani, deputetė, historianė tė ftuar nga vendlindja e Dede Ahmetit si edhe dhjetra besimtarė bektashinj. Ka qėnė sekretari i Kryegjyshatės z. Syrja Xhelo i cili ka ēelur takimin nė fjalė duke i spjeguar auditorit nė mėnyrė tė pėrmbledhur, ēfarė kishte ndodhur 60 vjet mė parė. Mė pas, ai i ka dhėnė fjalėn z. B.Hushi, i cili si pėrfaqėsues i komunitetit mysliman tė Shqipėrisė u shpreh midis tė tjerave: “Veprimtaria e sotme pėrkujtimore, mė jep rastin tė pėrshėndes nė emėr tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė dhe t’ju uroj pėr evokimin e personaliteteve tė tillė tė bektashizmit. Figura e klerikut tė shquar, Dede Ahmet Myftarit, ka qėnė dhe mbetet padyshim, ndėr figurat e mėdha tė bektashizmit, tė kėtij fidani tė shėndetshėm nė trungun shekullor tė myslimanizmit. Me emrin e Dede Ahmet Myftarit, lidhet jo vetėm konsolidimi i bektashizmit nė mesin e shekullit tė kaluar, por edhe njė varg reformash tė cilat ndikuan drejtpėrsėdrejti nė rritjen dhe ndikimin e besimit bektashian. Sa i pėrket detyrės sė lartė tė tij, nė postin e Kryegjyshit Botėror tė bektashinjve, vlen tė thuhet se ai dijti tė mbajė qėndrim tė prerė dhe parimor ndaj ēdo lloj trysnie apo ndjenje paterniteti qė vinte prej dogmės komuniste tė regjimit nė fuqi. Pėrveē kėsaj fryme e cila nė thelb ruante dhe pasuronte mė tej vlerat e fesė myslimane, Dede Ahmet Myftari pėrcillte nė ēdo teqe tė atyre viteve mesazhet hyjnorė tė dashurisė pėr Zotin e Madh si edhe dashurinė e pakufishme pėr atdheun, njeriun, besimin e kulluar. Jo pa emocion, duke sjellė sot pėrpara jush, cilėsitė e vyera prej kleriku tė shquar mysliman, dua tė vė nė dukje edhe njė dimension tjetėr tė Dede Ahmet Myftarit. Ky dimension lidhet padyshim me largpamėsinė e tij. Ashtu sikundėr parashikoi tėrmetin e madh qė do tė binte mbi besimet fetarė si edhe objektet e kulteve fetare, ai parapa edhe tė ardhmen e besimit bektashian. Duke dekretuar nė ilegalitet tė plotė, nė kushtet e rrėnimit tė xhamive, teqeve dhe kishave, nė vitin 1967, nė postin e Kryegjyshit tė Bektashinjve, dervishin e at’hershėm Reshat Bardhin, nė tė vėrtetė ai vendoste njė shtyllė tė fuqishme pėr tė mbajtur tė gjallė besimin bektashian. Kjo meritė e tij, nuk duhet harruar pėr asnjė moment”. Ndėrsa Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, nė pėrshėndetjen e tij, midis tė tjerave u shpreh: “Jam i lumtur dhe plot emocione, tė pėrshėndes kėtė takim, nė cilėsinė e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve. Jam plot emocione, sepse jeta ime 70 vjeēare ėshtė e lidhur si mishi me thoin, me jetėn dhe veprėn e shkėlqyer tė Dede Ahmet Myftarit. E njoha Dede Ahmetin kur isha 17 vjeē. Ai hyri nė jetėn time dhe do tė mbetet aty, deri nė frymėn time tė fundit. Ai mė mori pėr dore dhe mė futi nė rrugėn e ndritur tė bektashizmit, nė rrugėn e ndriēuar prej Pirit tonė Haxhi Bektash Veliu. Dede Ahmet Myftari ka qėnė dhe mbetet njė gurė i rėndė nė themelet e bektashizmit shqiptar dhe atij botėror. Me urtėsinė e tij, me zgjuarsinė e tij, me guximin e tij, Dede Ahmeti pėr dhjetė vjet rresht, mbajti mbi shpatulla njė varg problemesh me tė cilat pėrballej bektashizmi ynė i kulluar. Ai kurrė nuk u qa, kurrė nuk u ankua, kurrė nuk e lėshoi veten edhe nė situatat mė tė vėshtira. Nė mėnyrė tė veēantė, kurajua dhe guximi i tij, shkėlqyen nė vitet e vėshtira tė internimit, nė fshatin Drizar tė Mallakastrės. Aty u shfaq si rrallė herė qėndresa e tij. Teqeja e vogėl e Drizarit, ai vend i humbur mes pėrrallesh dhe drizash pafund me rolin e pazevendėsueshėm, me pėrgjegjėsinė hyjnore u bė Selia e Shenjtė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane. Tek kjo teqe kanė ardhur me mijra besimtarė, nga e gjithė Shqipėria. Vinin tė raskapitur, vinin tė trishtuar, vinin si nata. Po iknin tė shlodhur, iknin tė gėzuar, iknin si mėngjezi i bukur. Dede Ahmeti u jepte shpirt dhe dritė nga shpirti dhe drita e tij. Ligjet e regjimit nė fuqi, nuk mund tė vepronin askurrė pėrballė ligjeve hyjnorė. Akoma sot e kėsaj dite, ruaj nė kujtesėn time atė ditė qershori tė vitit 1967 kur mė dorėzoi dekretin pėr nė udhėn e bektashizmit. Dikush edhe mund tė qeshte, sepse tė rrallė ishin ata qė besonin se mund tė rikthehej besimi fetar nė Shqipėri. Por Dede Ahmeti shikonte shumė larg. Duke marrė nė duar dekretin, me dukej se mbaja nė duar flamurin e papėrlyer tė Ehli - Bejtit. Unė jam krenar qė isha biri i tij shpirtėror, qė qėndrova me tė deri nė fund, qė vazhdoj rrugėn e ēelur prej Dede Ahmetit. Zoti qoftė i kėnaqur me veprėn e tij. Zoti ju bekoftė edhe juve qė kini ardhur sot tė nderoni veprėn e prindit tim” Nė emėr tė Komitetit Shtetėror pėr Kultet tė Republikės tė Shqipėrisė ka pėrshėndetur kėtė takim pėrkujtimor Kryetari i kėtij Komiteti, z. Rasim Hasanaj: Duke u ndalur nė rėndėsinė e kėtyre veprimtarive, midis tė tjerave z. Hasanaj shtoi: “Gjej rastin tė sjell urimet mė tė mira, nė emėr tė Komitetit Shtetėror pėr Kultet dhe t’i uroj punė tė mbarė kėtij aktiviteti, nė nderim tė njėrit prej figurave mė tė shquara tė bektashizmit shqiptar, Dede Ahmet Myftarit. Duke nderuar dhe respektuar veprėn e kėtij kleriku tė shquar, nė tė vėrtetė nderohet jeta e dhjetra e dhjetra baballarėve dhe dervishėve bektashianė, tė cilėt sakrifikuan jetėt e tyre nė shėrbim tė Zotit, nė shėrbim tė besimit bektashian. Dede Amet Myftari, duke u dekretuar 60 vjet mė parė nė funksionin e lartė tė Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve, ndėrrmori hapa tė rėndėsishėm qė lidheshin me besimin bektashian. Nė krye tė Selisė sė Shenjtė, ai gjithashtu u shqua pėr forcimin e mardhėnieve sa mė tė sinqerta tė bektashinjve shqiptarė, me bektashinjtė qė jetonin nė vende tė tjerė. Kėto mardhėnie erdhėn duke u rritur dhe forcuar, kurdoherė nė tė mirė tė besimit bektashian, rolit tė pazevendėsueshėm tė tij, nė rrafsh tė harmonisė dhe tolerancės fetare. Por diktatura komuniste, nė fakt ishte e papajtueshme me besimet fetare. Prandaj, ajo po pėrgatiste dita - ditės goditjen e madhe, sa tė vetėdijshme aq edhe obskurantiste. Nė kėtė kuadėr duhet parė edhe largimi i klerikut tė shquar, Dede Ahmeti Myftarit, nga Tirana dhe vendosja e tij nė teqenė e rrėnuar tė Drizarit nė Mallakastėr. Por diktatura nuk mund tė ndjente parimet hyjnore. Dogma ishte e pafuqishme tė ndalonte besimin nė tė madhin Zot. Bektashizmi, ashtu sikundėr edhe besimet e tjerė tradicionalė fetarė nė Shqipėri, mbijetuan pėrmes tmerrit, duke dėshmuar dashurinė e shqiptarėve pėr Krisht dhe Muhamed. Nė kėtė mbijetesė epokale tė shqiptarėve, ėshtė nė vendin e merituar edhe vepra e Dede Ahmet Myftarit. Evokimi i kėsaj vepre, ėshtė evokim i qindra klerikėve shqiptarė, tė cilėt qėndruan tė palėkundur, madje shkuan tė qetė deri nė sakrificėn mė sublime. Shteti demokratik shqiptar, pavarėsisht nismave dhe arritjeve nė kėtė kuadėr, u ka ende shumė borxhe, kėtyre burrave tė shquar qė nuk e ndanė askurrė Zotin nga Shqipėria. Unė jam i bindur se jeta dhe vepra e Dede Ahmet Myftarit po pėrcillet me po aq dashuri, paqe dhe harmoni edhe nga nxėnėsi i tij Haxhi Dede Reshat Bardhi”. Sheh Hysen Shehu, nė emėr tė komunitetit helvetian tė jugut solli nė kėtė takim pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta dhe vėllazėrore. Duke u ndalur nė vlerat e bektashizmit, Shehu vuri nė dukje nė mėnyrė tė veēantė tolerancėn fetare, kėtė virtyt qė bektashnjtė e kanė fituar prej tė parėve tė tyre dhe natyrisht kanė ditur t’a zhvillojnė deri nė ditėt e sotme.Ėshtė fat i madh vijoi Shehu, qė ne tė kemi sot kaq pranė, tė ulemi dhe tė flasim me nxėnėsin besnik tė Dede Ahmet Myftarit. Kėtė privilegj qė na fali Zoti, pėrfundoi ai, jo vetėm duhet ta shohim si fat tė madh, por edhe ta ndjejmė si obligim pėr tė ecur nė ato shtigje qė ēel bektashizmi i kulluar i kryeshėnjtėrisė sė Tij, Reshat Bardhit. Z. Xhafer Axhar, pėrfaqėsues i shtetit turk pėr politikat sociale, nė pėrshėndetjen e tij, u ndal nė mėnyrė tė veēantė nė kontributin e bektashizmit si pararendės i myslimanizmit nė Shqipėri. Ky kontribut, u shpreh ai, vlen tė shihet si njė prej elementėve mė tė vetėdijshėm tė kėtij tarikati, i cili reflekton mė sė miri shpirtin dhe mėshirėn universale myslimane. Realizimi cilėsor i kėtyre veprimtarive evokuese, pėrfundoi z. Axhar, na jep rastin tė pėrshėndesim nismat e kryegjyshatės Botėrore Bektashiane dhe t’i vlerėsojmė nė kohėn dhe vendin e duhur jetėn dhe veprėn e mrekullueshme fetare tė klerikėve bektashianė. Takimin nė fjalė e ka pėrshėndetur mė pas drejtuesi i fondacionit “Saadi Shirazi” z. Reza Karami, i cili midis tė tjerave tha: “Lavdia e Zotit qoftė mbi profetėt dhe nė veēanti profetin e fundit Hazreti Muhamed Mustafanė dhe selami qoftė mbi Imam Aliun (a.s) dhe Ehli - Bejtin e pastėr. Selami qoftė mbi Hazreti Fatime Zahra (s.a), kėto ditė janė ditėt e martirizimit tė saj. Ndjehem shumė i gėzuar qė mu dha rasti tė jem nė mesin tuaj, nė mesin e profesorėve dhe figurave tė shquara fetare dhe kulurore pėr tė folur disa ēaste rreth dede Ahmetit siē thirrej nga besimtarėt bektashinj Babamadhi. Mė lejoni tė falenderoj hirėsinė e tij Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve pėr organizimin e kėtij aktiviteti pėrkujtimor dhe shpirtėror pėr hir tė udhėheqėsit dhe personalitetit tė madh bektashian. E dimė se njerėzit e shquar nė histori kanė shfaqur taletin e tyre zakonisht qė nė moshėn e fėmijėrisė dhe rinisė. Dede Ahmeti qysh nė fėmijėri ka qėnė i pasionuar pas dijes dhe megjithėse nė njė gjendje jo tė mirė ekonomike ai vazhdoi studimet ndėrsa dhe mėsimin e Kuranit tė shenjtė e vuri detyrė dhe qėllim tė jetės sė tij. Ne e dimė se gjithė njerėzit nė jetėn e tyre janė nė kėrkim tė njė modeli pėr vetveten dhe pėrpiqen qė fjalėt dhe veprat e tyre ti pėrshtatin me ato tė modelit qė janė nė kėrkim. Modeli i jetės sė Dede Ahmetit ishin Imam Aliu (a.s) dhe Haxhi Bektash Veliu. Nisur nga fakti se tė gjithė prijėsit fetarė, kanė qėnė model i pastėr dhe pėr pasuesit e tyre edhe besimtarėt bektashinj e konsideruan Dede Ahmetin si njė trashėgimtar tė meritueshėm tė Haxhi Bektash Veliut dhe nėn drejtimin e tij, pati njė hov dhe zhvillim tė vrullshėm. Mesazhet dritėdhėnėse tė bektashizmit qė janė besimi nė njė Zot tė vetėm, besimi te profeti i fundit hyjnor Hazreti Muhamed dhe dashurinė ndaj Ehli – Bejtit, imamėve dhe kujdestarisė sė Imam Aliut, kanė qėnė gjithnjė udhėrrėfyes pėr shoqėrinė shqiptare. Rezultat i kėtyre mesazheve dritėdhėnėse janė uniteti, solidariteti, paqja dhe miqėsia nė mesin e myslimanėve. Shpresoj qė ky takim edhe njėherė tjetėr tė pėrēojė dhe forcojė kėto mesazhe dritėdhėnėse pėr shoqėrinė fetare shqiptare.” Ndėrsa nė emėr tė familjes sė Dede Ahmet Myftarit, ka pėrshėndetur takimin z. Fetah Xhemalaj. Duke u ndalur sidomos nė nderin dhe respektin qė i bėhet kėsaj familjeje patriote vlonjate, Xhemalaj u shpreh midis tė tjerave: “Nė emėr tė familjarėve tė Dede Ahmet Ahmataj, tė kėshillit tė Gjyshatės sė Vlorės e personalisht tė baba Sadik Ibros, ju falenderoj nga zemra pėr pjesmarrjen tuaj, nė 60 vjetorin e pėrkujtimores sė dekretimit tė Dede Ahmet Ahmataj nė postin e lartė tė Kryegjyshit. Ky klerik i madh nuk rreshti asnjėherė sė punuari deri nė fund tė jetės sė tij, pėr besimin bektashian. Nė mėnyrė tė veēantė falenderojmė nga zemrat tona Kryeshenjtėrinė e Tij Dede Reshat Bardhi, biri besnik e shpirtėror i Dede Ahmetit qė ka organizuar kėtė pėrkujtimore dhe qė vazhdimisht e kujton dhe nderon emrin dhe veprėn e ndritur tė kėtij kleriku tė madh. Dede Ahmeti punoi e luftoi nė periudhė shumė tė vėshtira pėr kombin, por ai diti tė mbajė ndezur nė shpirtrat e njerėzve besimin tek i madhi Zot. Kėtė mision historik ndaj Zotit tė madh tani po e ēon mė tej nė rrugėn e ndritur tė Aliut e tė Haxhi Bektash Veliu, Kryeshenjtėria e Tij Dede Reshat Bardhi. Bektashizmi sot lulėzon e ndriēon nė Shqipėri, nė Evropė, nė Amerikė e mė gjėrė si besim emancipues fetar”. Takimi pėrkujtimor ka vijuar me kumtesėn e prof. Beqir Metės, rreth vlerave kombėtare tė besimit bektashian. Qysh nė krye tė herės, z, Meta ka vlerėsuar faktin se lėvizja autonomiste shqiptare, brenda gjirit tė saj, pėrfshiu pothuajse tė gjitha teqetė dhe klerikėt bektashianė nė Jugun e Shqipėrisė. Frashėri ka qėnė dhe do tė mbetet njė pikė referimi pėr historiografinė tonė, pasi teqeja e atjeshme u shndrrua nė shtabin e Jugut tė lėvizjes autonomiste mbarėshqiptare. Ideja e baballarėve tė teqeve pėr gjithėpėrfshirjen e territoreve shqiptare brenda Lidhjes madhore tė Prizrenit, ka qėnė dhe mbetet njė arėsye mė shumė pėr respektimin e besimit bektashian, motua e tė cilit ėshtė “Pa atdhe nuk ka fe”. Me dokumente tė qėmtuar nėpėr arkiva brenda dhe jashtė Shqipėrisė, me argumentė tė shumtė dhe bindės, prof. Meta pėrfundoi fjalėn e vet, duke e parė besimin bektashian pothuaj tė shtrirė nė dy shekujt e fundit. Analiza sintetike, bazuar nė fakte, nxiti midis tė tjerash nė pah, tiparin permanet, tė bektashizmit tė kulluar shqiptar, pikėrisht tolerancėn. Kjo tolerancė nė mendime, ide dhe veprime konkrete ka bėrė qė uniteti midis katėr komuniteteve fetarė nė vendin tonė tė jetė shembull jo vetėm pėr rajonin por edhe mė gjėrė. Ndėrsa baba Edmond Brahimaj duke folur pėr punėn dhe veprimtarinė e gjithanshme tė Dede Ahmet Myftarit, midis tė tjerave kumtoi: “Ahmed Myftar Ahmataj lindi nė katudin Brataj tė Vlorės mė 22 shkurt 1916 nga njė familje e nderuar, ku dhe mbaroi shkollėn fillore. Pasi mbaroi shkollėn punoi lloj - lloj punėsh pėr tė siguruar ekzistencėn. Mė 1937 qe ushtar dhe nė 1938 mbaroi ushtrinė duke marrė gradėn nėnoficer. Duke pasur besimin fetar bektashi nuk u kthye nė shtėpi por u dorėzua dervish nė teqenė e Bllacės sė Dibrės. Ky ishte fillimi qė do ta ngrihej nė gradėn mė tė lartė nga dervish deri nė Kryegjysh Botėror tė Bektashinjve. Kur forcat ushtarake italiane okupuan Shqipėrinė atėhere besimtarėt bektashi tė Dibrės hodhėn kushtrimin kundra okupatorit. Nė fshatin Omesh kleriku bektashian u caktua komandat i forcave bektashiane tė Grykės sė Madhe dhe Grykės sė Vogėl, aty u bashkuan me forcat e tjera dhe u nisėn drejt Tiranės. Mė 1940 shkoi nė teqenė e Turanit tė rrethit tė Tepelenės. Nė zonėn e Kurveleshit nga Bolena deri nė Kolonjė dhe nga Verniku e deri nė Ēorraj, dashuria pėr atdhe, patriotizmi, krenaria kombėtare dhe idetė e shndritshme tė lėvizjes ēlirmtare tė cilės iu bashkua, bėnė qė veprimtaria e tij tė reflektoj nėpėr familjet e atjeshme mė frymėn e tij ashtu siē ishte vetė i drejtė dhe guximtarė. Mė 1940 qeveritarėt e Tepelenės nė kundėrshtim me dėshirėn e baba Abdylit, i bėn pritje nė teqenė e tij, konsullit tė milicisė fashiste me njė numėr tė konsiderueshėm oficerėsh. Kėta Dede Ahmetin e propozuan pėr ti dhėnė gradėn major, por ai tha: “Nė radhė tė parė unė jam shqiptar dhe sė dyti jam fetar, po edhe nuk ka pse mė duhet grada qė ju mė premtoni”. Pas kėsaj filluan ndjekjet e milicisė dhe xhadarmėrisė. Dede Ahmetit i thanė tė largohet ndėrsa babain e teqesė e kėrcėnuan duke i thėnė: “Po e mbajte kėtė dervish do t’ua djegim teqenė”. Mė pas u kthye nė Brataj ku u strehua tek daja i tij dervish Bilbili. Shihte me trishtim, masakrat qė kishin bėrė andartėt grekė nė Hormovė e Kurvelesh. Ai ishte deklaruar kundėr ēdo gjėje tė huaj qė i mohonte lirinė dhe pavarėsinė e popullit, ai thoshte: “Jam vetėm shqiptar she si i tillė do tė punoj dhe veproj pėr atdheun tim”. Kur e mernin dhe i bėnin presion tė bashkėpunoj ose tė propogandoj fashizmin dhe tė denoncoj patritotėt qė bėnin rezistencė, Dede Ahmeti arrinte qė ti bindėte se ishin shqiptar dhe interesat kombėtare tė mos shkeleshin. Pastaj kaloi nė rrethin e Beratit aty u takua me baba Feimin dhe u strehua tek ai. Lufta italo - greke e gjeti atje. U mundua tė krijoj njė batalion shqiptar kundėr okuptorėve italianė por nuk e lanė okupatorėt grekė. Nė fund tė vitit 1941 Ali Riza Dedei e thiri nė Tiranė dhe e caktoi kujdestar tė teqesė sė baba Hamitit nė Elbasan. Pas takimeve me emra tė njohur tė disa trevave vajti nė Elbasan ku bėnte veprimtarinė e tij paralele. Nė teqe bėheshin takime me shokėt ilegal ashtu edhe vend pėr mjekimin e tė sėmurėve dhe tė plagosurve. Kur u formua Kėshilli Nacional Ēlirimtar i Elbasanit e zgjodhėn anatėr tė kryesisė. U largua nga Elbasani nė vendlindje pėr tu ikur ndjekėsve, aty u takua me Hysni Lepenicėn edhe Hysni Kapon. Pas kthimit nė Elbasan nė maj 1943, gjyqi ushtarak e dėnoi me vdekje, miqtė e ndihmuan qė t’i shpėtoj egzekutimit por jo internimit nė Porto - Romano nė Durrės. Ali Riza Dedei pagoi 200 napoleona flori pėr lirimin e kėtij kleriku. U caktua si komisar i ēetės Seferaj mė 1943, mė vonė me urdhėr tė komandės sė grupit u caktua nėn/komandant. Ishte nė luftėn e Shijakut kundėr gjermanėve aty u plagos u shtrua nė spitalin e grupit. Pastaj kaloi nė Divizionin e Parė nė Sllatinė. Kur u formua Brigada e Parė Sulmuese e caktuan oficer politik Nė maj 1945 e tėrhoqėn nga ushtria dhe e bėnė klerik nė Elbasan, pastaj nė Vlorė mė 1946 dhe 4 qershor 1948, Kėshilli i Pėrgjithshėm i Komunitetit Bektashian, zgjodhi pėr Kryegjysh Botėror, Shenjtėrinė e tij Ahmet Myftar Dedenė. Gjatė kohės nė Tiranė ishte vazhdimisht i zgjedhur antar i Kryesisė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Fronit demokratik tė Shqipėrisė dhe antar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr Paqen etj. Nė Martanesh ka realizuar pajtimin e gjaqeve. Hapi kurse tė ndryshme kundėr analfabetizmit, hapi kurse ku pėrgatiteshin dervish e baballarė pėr njohjen e Kuranit, sheriatit, tarikatit, pėr tu pėrgatitur si udhėheqės teqeje, zhvilloi Kongresin e Pestė Bektashian. Pėr tė gjitha kėto aftėsi tė Dede Ahmetit regjimi komunist duke parė popullaritetin e tij e internon nė Drizar tė Mallakastrės. Atje tregoi edhe njė herė vullnetin e tij aftėsitė e mrekullueshme. Studiues tė huaj dhe vendas tė mistikės islame, tė tarikateve, tė bektashizmės kanė shkruar pėr rolin e Dede Ahmet Myftari nė konsolidimin e bektashizmit nė Shqipėri. Vlen tė permenden Natalie Kljer. Nė Arkivin Qėndror tė Shtetit ėshtė njė dorshkrim i Dede Ahmetit, i shkruajtur nė osmanisht. Ai ka njohur persishten, arabishten ndėrsa osmanishten e ka pėrvetėsuar nė shkallėn mė tė lartė. Ky dorėshkrim pėrbėhet prej 70 faqesh plotėson njė boshllėk dokumentar dhe hap rrugėn pėr studime tė gjėra e tė thelluara, nė mėnyrė tė veēantė pėr historinė e bektshizmit nė Shqipėri. Kongresi i Pestė u mblodh mė 16 prill 1950, hapaja dhe punimet e kėtij kongresi u bėnė nė Selinė e Shenjtė tė Kryegjyshatės. Ky kongres pėrpiloi statutin e ri tė komunitetit tonė konfrom ligjit tė Republikės sė Shqipėrisė mbi komunitetet fetare pa shkelur dogmat dhe traditat e bektashizmit, u kryesua nga Ahmet Myftar Dedei. Mori pjesė nė Kongres tė Paqes mė 1952 ( ku ishin tė pranishėm tė gjitha vendet e lindjes). Kur kontrolluan raportin, shtetarėt i thanė: “E ke bėrė shumė politike”. Kur e bėri e dorėzoi variantin e dytė prapė i thanė se e ke bėrė shumė fetare. Nė foltore foli dy orė pa letėr mbi temėn: “Pėr krijimin e njeriut”. I mahniti tė gjithė tė pranishmit dhe u pėrgjigj pyetjeve me kompetencė. Mė pas lexoi edhe letrėn tė cilėn e kishte tė gatshėm tė shkruar me shkrim. Nė mbarim Enver Hoxha i thotė: “Pse e lexove apo deshe me ju tregu se di shkrim e lexim”. Dede Ahmeti iu pėrgjegj: “Fjala pa letėr ishte e imja ajo me shkrim ishte e juaja. Kur bėja raportin herė mė thoshnin shumė politike herė mė thoshnin shumė fetare dhe unė u thashė shkruajeni ju, prandaj e lexova tuajėn dhe e fola timen”. Vuajtjet dhe problemet i ka pėrballuar nga sistemi komunist, ritualet janė bėrė nėpėr shtėpitė private dhe kanė vazhduar vite me radhė deri sa erdhi momenti i duhur dhe nisi rihapja e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane nė Tiranė mė 22 mars 1991”. Ndėrsa studiuesi Agim Zeka u ndal nė njė letėrkėmbim midis Dede Ahmetit dhe ish Dervish Reshatit si shembull i bektashizmit tė kulluar. Ja si fillon njė letėr: “O drita ime! T’u bėftė kurban Plaku. Mos u mėrzit pėr mua, se do bėhem mė mirė. Pėsova njė troditje tė rėndė mbasi ike ti. O shpirt, o dritė, po do bėhem mė mirė. Tė puth o shpirt! Tė puth o dritė, tė puth dhe lutem qė vetėm ti tė jesh mirė”. Plaku. Kjo letėr e thjeshtė, por shumė e ndjerė, e shkurtėr, por shumė domethėnėse do tė fillonte serinė e lėtėrkėmbimit tė ish Kryegjyshit Botėror tė bektashinjve, Dede Ahmet Myftarit me pasardhėsin e tij, nė atė kohė dervishi besnik e i pėrkushtuar qė e ndoqi pas nė fshatrat e Mallakstrės, ku regjimi komunist e kishte internuar mė 1958. S’kishin kaluar as dy muaj nga fjalimi famėkeq i diktatorit Hoxha, i shkurtit ’67 pas tė cilit, hordhia e kuqe iu turr me egėrsi edhe institucioneve fetare e klerikėve tė tė gjitha feve, si nė asnjė vend tjetėr tė botės, me qėllim zhdukjen e besimit fetar te shqiptarėt. Nuk ėshtė fjala pėr kėto fakte, tė njohura nga tė gjithė, qė dua tė flas sot. As si e ruajti nė zemėr besimin e tij fetar ky popull i shtypur mizorisht. Dua sot tė evidentoj thjeshtė se si njė njeri i Zotit, qė duke vėnė barazinė ndėrmjet fesė sė tij dhe atdhedashurisė, u bė njė simbol dhe shembull pėr t’u ndjekur nga bashkėkombėsit e pasardhėsit e tij. Dhe kėtė na demostrojnė kėto letra tė thjeshta nė dukje, tė shkruara me kujdes e me zemėr nė dorė. Qe kujdesi i madh, maturia vendosmėria e largpamėsia e Kryegjyshit tė sotėm, tė nderuarit Dede Reshat Bardhi, qė, edhe pse nė njė kohė tė vėshtirė e plot rreziqe, i ruajti, i sistemoi letėrkėmbimet dhe sot bashkė me plot tė tjera tė kėtij lloji ato pėrbėjnė, njė fond tė pasur e me vlera arkivore. Nė historinė e njerėzimit, njerėz publik e tė rėndėsishėm i kanė pėrēuar idetė e mendimet e tyre, edhe pėrmes letėrkėmbimeve. nė kėtė kategori do tė guxoja ta fusja edhe letėrkėmbimin ndėrmjet kėtyre dy njerėzve tė Zotit. Ėshtė pėr t’u vėnė re se me letrat e ndryshme, Dede Ahmet Myftari pėrdorte njė pseudonim dhe shpesh nė brendėsinė e tyre edhe simbole tė ndryshme e kjo kuptohet pėr ta parandaluar dhe evituar pasoja fatale nga rreziku qė diktonte koha kur janė shkruar. Kėshtu nė letrėn e shkurtėr tė 27 marsit 1969, ai shkruan: “Shpirt im! sherbetin po e dėrgoj. Po deshe ēele nė ora 1, po deshėt e ēelim bashkė nė darkė. Si ta shikoni me vend - fakiri! Dhe e firmos: Plaku. Vlen tė permendet edhe njė fakt tjetėr. Edhe pse nė njė gjendje tė vėshtirė dhe me shėndet tė rėnduar, Kryegjyshi i mirė Dede Ahmet Myftari, nė asnjė nga letrat drejtuar dervishit tė ahershėm, nuk u ankua, pėrkundrazi me besim e plot optimizėm pėrēoi vetėm mirėsi, porosi tė vyera e plot kėshilla tė dobishme, duke mos harruar kurrė tė tėrheq vemendjen pėr tė mos rrezikuar pėr tė shkruar pėr ta parė, edhe pse, siē thotė shpesh nė letra, se po digjet nga malli. “Ndarja na dogji mushkėrinė, shkruan nė njė nga letrat. Nuk mundem nė asnjė mėnyrė dhe pėr asnjė ēast tua harroj fytyrėn, sepse ajo fytyrė u rrėnjos nė fytyrėn time nė ditėt dhe kohėt mė tė stuhishme tė jetės sonė”. Kaq tė mėdha ishin dashuria, respekti dhe besimi i kėtij kleriku tė madh bektashian ndaj pasardhėsit tė tij Dede Reshat Bardhi sa u shprehte nė njė mėnyrė shumė tė hapur, tė ndjerė e tė sinqertė. Ja ē’shkruan nė njė nga letrat: “Shpirti im. Tani mė doli fjala e baba Selmanit qė mė thosh se ti pa dervish Reshatin nuk jeton. Gjatė kohės qė jam i sėmurė, Hynqari, pėr tė jetuar unė caktoj ty, qė tė jesh jeta ime. Unė pa ty nuk jetoj mė... Dua tė tė shoh vetėm njė herė dhe pastaj tė vdes nė duart e tua”... Njė kumtim tė veēantė bėri poeti ynė i mirėnjohur Xhevahir Spahiu. Ai u ndal nė njė rrafsh thuajse tė panjohur; marrdhėniet e bektashinjve dhe konkretisht tė Dede Ahmetit, me kulturėn. “Bektashinjtė kanė sy, tha ai. Dinė tė zgjedhin. I kini parė vendet ku ngrihen teqetė? Syri rrok hapsira pa fund. Baballarėt e teqeve qė nuk kanė shkruar vjersha numurohen me gisht. Ja, Dede Ahmeti tek i ka dėshmuar shijet e tij. Bėhet fjalė pėr Jonuz Emrenė, poet i madh, ndėr mė tė shquarit, poet i poetėve. Pėrmes UNESC - os, pėrvjetori i tij u kremtua nė mbarė botėn. Poet mistik dhe social, poet i njeridashjes. Pėr tė kuptuar vlerėsimin ndaj tij, mjafton tė pėrmėndim se nė Turqi ka 25 tyrbe - varre monumentale nė kujtim tė tij. Ai ėshtė “i shumėzuar nė yje” (M. Zeqo). Po t’i hedhėsh njė sy poezisė sonė do tė zbulosh se ndikimi i frymės sė tij ėshtė i dukshėm: tek baba Meleq Shembėrdhenji, po edhe tek Naimi. Naimi ynė, si Emreja, u bė mėsues, edukator i kombit tė tij. Pikėrisht atje shkoi dora e Dede Ahmetit, tek Emreja i fillimit tė madh. Sipas shėnimeve ka pėrkthyer poezitė emrejane prej orgjinalit nė vitet ’40. E bėnė pėr vete idetė, pėrsiatjet jetėsore, tragjikja e jetės po dhe bukuritė e saj, gjuha e thjeshtė e popullit. Ndoshta, mbi tė gjitha, e bėnė pėr vetevargjet e poetit, - epitaf nė varrin e tij: “Sevelin, sevelin! ... Tė duash e tė duan! Nė njė kohė, dikur po edhe sot, kur urrejtja ēakurdiset, tė ngresh flamurin e dashurisė pėr njeriun, a nuk ėshtė fisnikėri, trimėri? Nė pėrkthimet e Dede Ahmetit, nė pėrpjekjet e tij pėr ta sjellė Emerenė nė odat e teqeve gjallon e vėrteta e bukur se kėta tempuj, e kishin poezinė mysafire tė pamunguar, frymėmarrje. Ky shpirt artistik i nderon ata. Ka ardhur koha qė poeti botėror Jonuz Emre tė pėrkthehet nė shqip sa mė i plotė. Nė njė antologji tė tij tė zgjedhur pa dyshim do tė zėrė vend edhe njė tufė poezish tė pėrkthyera me shije e thjeshtėsi mbresėlėnėse nga Kryegjyshi Botėror i dikurshėm i Bektashinjve Dede Ahmet Ahmataj.” Mė pas, njė koktej bėri akoma mė tė bukur veprimtarinė nė fjalė. Koresp. “Urtėsia”
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve takon Kryeadministratorin e Kosoves Jakyn Ryker
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve Haxhi Dede Reshat Bardhi peruron teqene e re te Gjakoves
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve gjate vizites ne Kosove zhvillon nje takim miqsor me Ministrin e jashtem te Frances . Benard Kushner
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve gjate vizites ne Kosove takohet me Komandantin e KFOR
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve Haxhi Dede Reshat Bardhi me dt 14.07.2007 viziton Kosoven
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve Haxhi Dede Reshat Bardhi me dt 14.07.2007 viziton Kosoven i shoqeruar nga Kryetari I komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muēa dhe stafi qe e shoqeronte

GALERIA ME FOTO

  • <

    Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/8b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/7b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • <

    Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/6b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/5b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/4b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/3b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/2b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

    photos2/1b.jpg

    Komuniteti Bektashi: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03733-0013.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03737-0017.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03755-0034.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03759-0038.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03761-0039.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03763-0041.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03772-0049.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03775-0052.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03782-0057.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03788-0063.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03793-0068.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03795-0070.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03799-0073.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Festa e Novruzit

    photos2/001-DSC03802-0076.jpg

    Komuniteti Bektashi: Festa e Novruzit, ne fotot e ketij albumi do jene personalitetet Shqipatare me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi,Kryeministrin Z. Sali Berisha etj .

    Komuniteti Bektashi
  • Bektashi

    photos2/1.jpg

    Komuniteti Bektashi: ne kete foto ka dale Z.John Withers cili eshte Ambasador i SH.B.A.-se, me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi .

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/2.jpg

    Komuniteti Bektashi: ne kete foto ka dale Z.John Withers cili eshte Ambasador i SH.B.A.-se, me presidentin e Rrepublikes se Shqiperise Z. Bamir Topi .

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/9.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/10.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/6.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/7.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/8.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/11.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/12.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/13.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/14.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/15.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/16.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/17.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/18.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/19.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/20.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/21.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/22.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi
  • Komuniteti Bektashi

    photos2/23.jpg

    Komuniteti Bektashi , ne festen e Ashures

    Komuniteti Bektashi

Figura te Bektashizmit

Sali Njazi Dede 1876 -1941

Ali Riza Dede 1882-1944

Kamber Ali Dede 1869 – 1950

Xhafer Sadik Dede 1882 – 1945

Abaz Hilmi Dede 1887 – 1947

Ahmet Miftar Dede 1916 - 1980

Haxhi Dede Reshat Bardhi, Rilindėsi i Bektashizmit
Revista “Urtësia” online
Te gjitha te drejtat te rezervuara Komiteti Bektashian. Programimi: ShqiperiaCom , Dizenjimi: Maximedia Studios